Sazan Guri i kthehet keq Ramës: Nuk i zbatoj masat, COVID-19 është një mashtrim!

“Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindem më urdhrave të qeverisë…”

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Sazan Guri tha se koronavirusi është një mashtrim i madh njerëzor.

Guri shpalli mosbindjen civile dhe u shpreh se nuk i bindet më urdhrave të qeverisë.

Guri: Gjithë kjo është një mashtrim i madh njerëzor, një ekzagjerim. Ekzistonte një situatë virusale, por meqë ishte hera e parë, ishte më i fortë.

Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindem më urdhrave të qeverisë, se jam i bindur se dielli, uji dhe ajri janë ilaçi ndaj virusit.


Shtuar 4.05.2020 21:54