Duka tregon se çfarë do të ndodhë nëse nuk rifillon kampionati

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u pyet se në qoftë se nuk rifillon kampionati a do të shpallej Tirana kampione.

Duka u shpreh se nëse kampionati nuk rifillon, renditja do të jetë ajo në ditën kur u ndërpre, kjo vlen edhe për ligat e ulëta.

“Në qoftë se kampionati nuk rifillon, klasifikimi është i fotografuar në ditën në të cilën është ndërprerë, ajo që kemi parë atë ditë në klasifikim, do të jetë dhe renditja përfundimtare. Katër klube do të luajnë në Europë, 2 të fundit do të bien nga kategoria dhe ajo që është në play-off do të luajë kur gjendja të jetë më normale”, tha presidenti Duka, duke nënkuptuar kështu se Tirana do të shpallet fituese e kampionatit në qoftë se nuk rifillon.


Shtuar 4.05.2020 21:43