Sapo kishte mbushur 18 vjeç, shqiptari gjen vdekjen pas aksidentit me motor

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme në Pesaro të Italisë.

18-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi ka përplasur motorin pas shtyllës.

Ai është Rusjon Kercuku ndërsa nga mediat vendase bëhet e ditur se i riu lindi dhe u rrit në Itali.

I riu punonte kamarier në një hotel në Cattolica dhe në momentin kur ka ndodhur aksidenti fatal ishte duke u kthyer nga puna.

Ai mori plagë të rënda në kokë të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Kercuku ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia ndërsa prej disa muajsh kishte bërë 18 vjeç.


Shtuar 29.08.2020 07:54