Rikthimi i protestave kundër Ramës? Basha thërret në zyrë aleatët

Opozita është e bindur për t’ju kthyer protestave kundër qeverisë në fund të shkurtit.

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja në selinë e Partisë Demokratike me këshillin e kryetarëve ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeopoizitari, Lulzim Basha, ndërsa burime bëjne me dije se në orën 19:00, vetëm pak minuta më vonë këtij të fundit do ti mbërrijnë në zyrë edhe aletatët.

Mësohet se kryetarët e degëve I kanë kërkuar Bashës rikthimin e protestave, ndërsa është diskutuar për datat 20 ose 2 shkurt, ndërkohë priten më tepër detaje pas përfundimit të takimit me kryetarët e partive në koalicion.

Ky takim vjen pas marrëveshjes me mazhorancën për të nënshkruar një bashkëpunim në ecurinë e Reformës Zgjedhore dhe po ashtu pas kërkesës që I është parashtruar kryetarit të PD-së, për rikthimin e protestave që konsistojnë me fillimin e tyre një vit më prë dheqë në verë u zbehën. /albeu.com/


Shtuar 15.01.2020 17:54