Rasti i parë në Mallakastër: Infektohet infermierja, i gjithë stafi në karantinë

Shënohet sot rasti i parë në Mallakastër. Mësohet se një infermiere e Qendrës Shëndetësore Aranitas ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Për këtë arsye, është karantinuar i gjithë stafi mjekësor i kësaj Qendre Shëndetësore. Infermierja e infektuar dyshohet se ka pasur kontakt me një person të ardhur nga Greqia.

Ajo nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, por pasi ka bërë tamponin si protokoll mjekësor ka rezultuar positive.


Shtuar 16.04.2020 08:45