Rama qahet në emision për vilën luksoze në Surrel: Shtëpi në fshat, asgjë tjetër!

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me një aktivist kosovar në emisionin Pressing, për shkak të shembjes së Teatrit.

Në fillim të fjalës së tij, aktivisti e akuzoi kryeministrin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe artistëve.

“Ajo që kemi parë nuk hyn te dhuna, pa më thuaj si mund t’i nxjerrë policia, duke qeshur, një grup që e mbanin peng godinën prej dy vitesh e ca?”, tha Rama.

Ndërkohë që debati vijoi me replika, aktivisti i kujtoi shtëpinë kryeministrit shqiptar.

Rama: E di ti ku bie Surreli?

Aktivisti: Di që është mjaft luksoze

Rama: Nga e di ti shtëpinë e luksin e shtëpisë time, çfarë shikon ti kur sheh shtëpinë time? Kur ke ardhur ke parë që janë gjysëm milioni shtëpia me dy a tre kate? Më tregon mua shtëpinë ti në Surrel, Surreli është katund,e po të vish këtu do shohësh që ka shtëpi dy e tre katër katëshe private ndërkohë që shpia ime që ty të duket shumë luksoze që Saliut i duket bunker, se luks me bunker s’ka, duhet ta ndani këtë përcaktim, është shtëpi e imja, që do të thotë s’mund të jetë si shtëpia jote e të tjerëve, se unë kështu jam, jam cik ndryshe nga ju. Se është bërë modë këtu dalin lloj lloj personazhesh e flasin në emër të popullit, pa fakte.

Aktivisti: Më të paedukatë se ti s’ka

Rama: Unë s’të njoh por mënyra jote e të folurit s’ka pikën e edukatës, se ti merr fjalën e akuzon, e di ti çdo të thotë ti thuash tjetrit grabitës? Ja dhe një brockull tjetër e një njeriu të paditur e të paedukuar, fakti që ti e disa si ti flisni sikur jeni protektorët e publikes..

Aktivisti: I ke dhënë tokë publike oligarkëve.

Rama: Më fal ti bën akuzë i ke dhënë privatëve tokën publike privatëve, miliona lekë, ka mundësi ta nxjerrësh një fakt?

Aktivisti: Ju pyeta që prapa këtej maskarade nuk qëndron zhvillimi kush ju beson juve.

Rama: Ti ke dalë këtu se ke merak se mua nuk më besojnë?

Aktivisti: Juve regjimi juaj po i dhunoni, mua ma kanë thënë kolegë të mi në Tiranë.

Rama: Mbështeti se mendje e atyre je në këtë corbë që keni gatuar, ju skeni lidhje me teatër, se ti dukesh nga Surreli në Prishtinë që s’ke shkuar në teatër ndonjëherë e s’di ku bie teatri nga pikëpamja e aktivitetit teatror.


Shtuar 18.05.2020 21:29