Rama publikon pamjet: Si koronavirus merr peng qelizat tona (FOTO LAJM)

Deri tani koronavirusi ka marrë 4,754 jetë njerëzish në të gjithë botën.

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në rrjetin social Facebook disa foto të cilat përmbajnë informacione bazike rreth koronavirusit, i cili është shndërruar në një krizë globale.

Më herët, Rama ka udhëzuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme si edhe të mos përfshihen nga paniku.

Kujtojmë se në vendin tonë aktualisht 22 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 dhe fatkeqësisht një person ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi nuk arriti që të luftonte dot simptomat e rënda.


Shtuar 12.03.2020 16:46