Nga Portugalia vijnë lajmet nëse CR7 është prekur nga Koronavirusi

“Situata është analizuar siç duhet dhe është garantuar në këtë kohë që nuk ka mundësi të infeksionit, shkruan Albeu.com.

Këto janë fjalët e Miguel Albuquerque, presidenti i qeverisë rajonale në Madeira, ku Cristiano Ronaldo është futur në karantinë pas rastit të pozitiv të shokut të tij Danielele Rugani.

Ylli portugez për këtë arsye respektoi të gjitha kushtet e sigurisë kur pas ndeshjes së fituar kundër Interit ai udhëtoi për në Madeira te nëna e tij Dolores, e goditur së fundmi nga një hemoragji në tru.

Ndërkohë të mërkurën, Juve njoftoi për shtyp në lidhje me stërvitjen e pasdites për pjesën tjetër të ekipit se CR7 do të mbetet në Portugali “në pritje të zhvillimeve në lidhje me urgjencën aktuale shëndetësore”.

Situata u konfirmua pasi Rugani doli pozitiv me testin ndaj koronavirusit. Nga Portugalia, ata thonë se gjithçka është nën kontroll për Cristiano Ronaldon. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 16:50