“Koronavirusi nuk diskriminon”, Dua Lipa fokuson pandeminë te refugjatët (FOTO LAJM)

Yje të shumta të shoubizit po japin mesazhe sensibilizuese sa i përket koronavirusit.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila i vë theksin refugjatëve të cilët ajo thotë se janë më të prekshëm nga ky virus.

“Koronavirusi nuk diskriminon dhe nuk duhet as ne. Refugjatët janë disa prej personave më të prekshëm në planet, shpesh jetojnë në vende me turma me shërbime të limituara të shëndetit. Kur ngritet paniku, të gjithë njerëzit janë në lëvizje, përfshirë refugjatët mund të jenë veçanërisht objektiv. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po bëjnë punë të mrekullueshme në terren dhe në planifikimin ndërkombëtar. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar në UNHCR, apel emergjent për t’i mbrojtur refugjatët dhe komunitetet nikoqire nga COVID-19”, shkruan ajo.


Shtuar 12.03.2020 16:44