Rama përmend Zotin nga foltorja: Ai ta ka dhënë jetën

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot nga Kuvendi se përse duhet që të bëhen ndryshimet në Kodin Penal e të ndëshkohen ata që thyejnë rregullat e vendosura për karantinën.

“Zoti të ka dhënë jetën, të ka dhënë mendjen, e thotë: Mbro veten që të mbroj. Thuhet halli i madh që ne do fusim popullin në burg. Asnjëherë se kam kuptuar çfarë lidhjeje ka populli me dënimin. Pse thoni populli dhe gjobat. Gjobat dhe dënimi për popullin vijnë?

Populli është ai që shkel ligjin, që shkon në burg? Ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit që ai përfaqëson për popullin, për asnjë tjetër.

Meqë nuk doni, sepse nuk ka mundësi që të mos ta pranoni e kuptoni e dëgjoni.

Kodi ynë Penal është i vetmi që nuk e ka të zgjidhur çështjen e karantinës për njerëzit. Ka vetëm për kafshët.

Pse Danimarka diktaturë është që ka rregulla për karantinën? Po Sllovakia, po Italia që ka deri në burgim të përjetshëm. E ka pasur dënim me vdekje.”, tha Rama nga foltorja.


Shtuar 16.04.2020 10:42