E DHIMBSHME/ ”Babi, merr frymë të lutem”: Vajza i thotë lamtumirë të atit nga telefoni

Një grua, babai i së cilës vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus, ka treguar detaje prekëse rreth momenteve të fundit të jetës së të atit, duke zbuluar se si ajo dhe e gjitha familja i thanë atoj lamtumirë nëpërmjet telefonit, pasi nuk mund ta vizitonin në spital.

Abby Adair Reinhard, 41 vjeçarj nga Rochester, Nju Jork, e shpërndau lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj Donald, në Facebook, duke rrëfyer edhe dy ditët e fundit që kaloi duke komunikuar në telefon me të.

Nëna e tre fëmijëve tregon agoninë e 48 orëve të fundit, deri në vdekjen e babait të saj, duke ndarë se si ajo dhe anëtarët e saj më të afërt të familjes mbetën në telefon me të për pjesën më të madhe të kohës, duke dëgjuar frymarrjen e tij dhe duke u lutur që ai të marrë frymë vazhdimisht.

Abby e fillon postimin e saj në stilin e ditarit në datën 5 Prill, një ditë pasi babai i saj rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe u fut në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekimi.

“Terrori që kam ndjerë sot është ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar ndonjëherë, dhe unë mund ta imagjinoj se sa e vështirë është për ty babi, ‘shkroi ajo në mbrëmjen e 5 Prillit.

‘Më vjen keq që po kalon këtë makth.

‘Ti shkove në spital për kontroll pas një rrëzimi dhe duhet të ktheheshe shpejt. Por COVID u përhap, në mënyrë të paditur, në ambientet e sallës, përpara se të kesh një shans për t’u përmirësuar”.


Shtuar 16.04.2020 10:42