Rama mesazh bashkëkombasve në Malin e Zi: Votoni listën shqiptare

Edi Rama I është drejtuar me një mesazh të gjithë bashkëkombasve në Malin e Zi për të votuar listën shqiptare teksa pas tre ditësh vendi pritet të hyjë në zgjedhje.

“Kjo e dielë 30 gusht nuk është e zakonshëm për vendin ku keni shtëpinë tuaj ku jetoni punoni dhe rrisni fëmijët tuaj. Këtë herë duhet të bëni një zgjedhje me rëndësi të posaçme. Do të zgjidhni me shumë sesa një parti, do zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Unë besoj se zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj të jetë e bashkuar në të njëjtën drejtim që fuqizohen përfaqësimin tuaj në Mal të Zi dhe shkon në harmoni me atë vend që duhet të vazhdoje përpara. Mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo nuk është mbledhje partish shqiptare, por lidh për herë të parë malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe lidh shqiptarët në ato treva dhe drejtimin euroatlantik

Ju mund të mos jeni të madh në numër, por çdo votë peshon më shumë sesa në të gjitha zgjedhjet pas pavarësisë. Roli i faktorit shqiptar ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në zhvillimin e vendit ku ju kontribuoni.

Përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur listën shqiptare dhe për të forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanovuic për një Mal të Zi pro perëndimor dhe demokratike.”, u shpreh Rama.

I vetëdijshëm për problemet që kanë shqiptarët në Mal të Zi, kryeministri Rama nuk shikon zgjidhje tjetër përveçse mbështetjen e listës shqiptare në partneritet me Presidentin Gjukanovic.

“E di që ka shumë probleme për të zgjidhur, por ku nuk ka. E di që ka ende shumë për të arritur për shqiptarët në Mal të Zi, po si tjetër mund të arrihet pa atë partneritet strategjik që ju tani e keni ndërtuar. E di që keni shumë kritika për partinë në pushtet atje dhe për liderin e saj, por që të vazhdoni të kritikoni dhe të realizoni akoma më shumë votoni listën shqiptare”, u shpreh kreu i qeverisë në një videomesazh.


Shtuar 27.08.2020 10:23