Rama i bën thirrje emisioneve: Jo më shumë se dy persona në studio!

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjitha mediave që kanë spektakle apo emisione duke i thënë që prej ditës së hënë, të ketë jo më shumë se 2 persona në studio.

“Sanksionet do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzohen. Nga dita e hëna, kompanitë televizive duhet të ndalojnë transmetime me më shumë se 2 persona.

Studiot televizive që punojnë me ajër të kondiciuar dhe punojnë me më shumë se 2 persona janë vatra të rrezikshme në këtë luftë me armiq të padukshëm sepse ndihmojnë me përhapjen e virusit”, tha Rama.


Shtuar 13.03.2020 20:14