Sa kohë do të kufizohet lëvizja? Përgjigjet Rama

Rama ka dalë në një komunikim live nga shtëpia e tij për të treguar masat që janë marrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Janë shumë ata që duhet të ndjekin rregulla të shumë lufte. Ka shumë persona që i bien numrit 127 e kanë takuar persona që kanë ardhur nga Italia.

Jo nuk është kjo mënyra sepse 80% nuk kanë për ta marrë vesh kurrë se e kanë virusin. E dyta, nuk mjaftojnë disa shenja gripi për tu alarmuar ose për të bërë testin.

Shpallja e pandemisë nga OBSh tregon edhe kriteret bazë të marrjes së testit që lidhjen me gjendje më të vështirë se ajo e simptomave të lehta gripale.

Nuk e dimë sa kohë na duhet të kufizojmë lëvizjen. Askund dhe askush në botë nuk e di sa do zgjasë bllokimi i lëvizjes.

Ndërkohë, dua t’ju informoj se kemi vendosur të ndërpresim sot fluturimet, udhëtimet me autobus me Greqisë. Autoveturat do vazhdojnë normalisht, ndërsa mallrat nuk do ndërpriten, ashtu si me Italinë.

Pak më parë, Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa dhe ky është një tjetër shembull për të kuptuar pse ne bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur, njësoj si Turqia që nuk e mbylli portën para se virusi të shfaqej në vend’, tha Rama.

Kryeministri theksoi se do të pezullohen ambientet e mbyllura edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

‘Aktiviteti i nesërm shtrihet në Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan dhe Fier. Kudo do të mbyllen ambientet e mbyllura si në Tiranë, Durrës.

Nga dita e dielë, perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Që do të thotë se në perimetrin e lënduar, do të ndërpritet lëvizja me autobusët apo automjetet private. Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara, duhet të marrin masa që të vënë në dispozicion, autobusë në Policisë e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre’, tha Rama.


Shtuar 13.03.2020 20:11