Qytetarja kërkon të bëjë plazh, përgjigja epike e Ramës: A e ke privat?

Ndërkohë që vera po afron pyetja më e zakonshme në këtë peridhë është nëse do të lejohemi të shkojmë në plazh, me masat e reja të vendosura kundër COVID-19.

Një ndër kerkesat më të vazhdueshme në këtë kohe pandemie është nëse do të bëjmë plazh këtë verë.

Një zonjë i është drejtuar Ramës, dhe përgjigja e kryeministrit është epike.

Qytetarja: Të jesh në breg të detit e vetme pa njerëz, e të të ndalojnë të bësh banjë apo të vraposh, më tregoni arsyen pse nuk mund të merrem me këtë aktivitet të mrekullueshëm?

Rama: Ke ndonjë det privat? Nëse ke ndonjë det privat dhe mund të ruash distancën me të tjerët mund të shkosh, por nuk det privat dhe nëse hapet për të ty do të hapet për të gjithë, dhe po u hap për të gjithë, do të ketë njerëz qe vrapojnë e notojnë.

Nëse shikoni masat e Greqisë, në plazhet private për një numër të kufizuar personash kanë lënë hapësirë, në plazhet e tjera jo. /albeu.com/

“Të jesh në breg të detit dhe të mos bësh plazh?”, qytetarja revoltohet me Ramën, ja si përgjigjet kryeministri


Shtuar 29.04.2020 17:06