Policia zbardh detajet, si 39-vjeçari tentoi të vetëdigjej me benzinë para Kryeministrisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë ku një 39-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë para Kryeministrisë.

39-vjeçari u ndalua në kohë nga forcat “Shqiponja” dhe është shoqëruar në polici.

Policia njofton se i riu i identifikuar me inicialet U.K., mbante një shishe benzinë në dorë dhe kishte qëllim të vetëdigjej.

“Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet.

39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 14:31