Manchester United rivalizon Interin për Belottin

Manchester United është duke kërkuar një sulmues qendror, pas largimit të Romelu Lukakut në drejtim të Interit.

Djajtë e Kuq e ndjejnë mungesë e një sulmuesi që shënon gola edhe pse kanë Marcus Rashfordin e Anthony Martialin në skuadër.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bodi i United që të transferojë Andrea Belottin në këtë verë nga Torino.

Sulmuesi italian ka kohë që lidhet me një kalim te disa skuadra evropiane, derisa skuadra nga Serie A më parë kishte kërkuar deri në 100 milionë euro.

Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, skuadra angleze mund të transferojë Belottin në shumën e 100 milionë eurove.

Mirëpo, Unitedi nuk është i vetëm në garë, shkaku që Interi po ashtu i dëshiron shërbimet e lojtarit të rivalit nga Serie A.

Në rast se Nerazzurët humbin Lautaro Martinezin, që kërkohet me ngulm nga Barcelona, atëherë do të tentojnë transferimin e Belottit.


Shtuar 18.07.2020 14:35