Gjendet i pajetë 66 vjeçari brenda banesës

Një 66 vjeçar nga Shkupi është gjetur i pajetë brenda në banesë.

Sipas policise, viktima është gjetur në banesën e tij në rrugën ‘Tashko Karaxha’. I ndjeri është identifikuar si B.J nga Shkupi.

Rasti është paraqitur dje në orën 11:24 në SPB – Shkup, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.


Shtuar 18.07.2020 14:23