Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnate në Elbasan, u pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i vrarë një 64 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Peqin, rreth orës 23:30, ku Shyqeri Hema nga fshati Lolaj u përfshi në një debat me Sefedin Çelmetën, 51 vjeç, i cili e vrau me gurë.
Hema nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe është shpallur i vdekur në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Nndërkohë policia ka arrestuar Sefedin Celmetën, të akuzuar për vrasje me dashje.
Njoftim paraprak:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.