Plas sherri mes mjekëve dhe ISHP-së, raportohet për vdekje të dyshimta (FOTO LAJM)

Në rrjetet sociale shpërthejnë debatet mes mjekëve dhe drejtuesve të ISHP për të vërtetën mbi kohën e hyrjes së koronavirusit në Shqipëri. Publikimi i imazheve të mushkërive të pacientëve të radiologut Renato Osmani nga mjeku Gëzim Xhepa, dëshmoi praninë e Covid19, që në muajin janar në Shqipëri.

Këto imazhe u pasuan nga grafikë të marrë po nga të dhënat zyrtare të ISHP, sipas të cilëve faktohet një numër i lartë të sëmuresh jo me simptoma të gripit sezonal.

Imazhet konsiderohen nga një grup mjekësh si fakt i pakontestueshme që Covid ka hyrë para se ISHP të deklaronte zyrtarisht rastin e parë më 9 mars , ndërkohë që bazuar në këto të dhëna, ISHP sipas vlerësimit të eksperteve duhet të kishte ndërmarrë masat për karantimin shumë më herët pasi të dhënat ishin dokumentuar në statistika.

Gjatë debatit më të fundit në rrjetet sociale është bërë pjesë dhe Silva Bino shefe e departamentit në epidemiologjisë në ISHP e cila ka ironizuar imazhet e radiologut Renato Osmani .

Silva Bino i qëndron argumentit se “në kurbën që ke nxjerrë është e qartë që ka qarkullim gripi. Gjithsecili të bëjë punën e vet, këshillon ajo kolegët, e thotë se mostrën e parë dhe transportin e pacientes e ka bërë vetë dhe i rezultoi me grip”.

Bino thotë se duhet parë sipas saj konteksti i kurbave dhe kolonave te gripit për 10 vite.

Silva Bino e ISHP replikon edhe me mjekun Erion Dasho, ekspert i shëndetit në Frankurt të Gjermanisë, të cilit i kujton ngjyrat e teserave partiake.

Në këtë moment debati mes ekspertëve të mjekësisë degjeneron në banalitet pasi çdo grafik dhe imazh është interpretuar në mënyrë subjektiv edhe politikisht pas frazave thumbuese thumbuese të Binos,e cila nuk dha një kundërargument për pikun e pretenduar të Covid që në janar.

Mjeku Erion Dasho i është kundërpërgjigjur Binos me një fraze që nuk lë hapësirë për koment. Duke iu referuar imazheve të mushkërive të publikuara nga radiologu, Dasho thotë se “Renato duhet kritikuar edhe se e ka vënë grafikun shtrembër si Kulla e Pizës”. “Kur quan akoma epidemiologji daljen me çantë në dorë si në shekullin e 19-të, ca gjëra edhe shpëtojnë” shkruan Dasho pasi Bino vë në dyshim aftësinë e tij profesionale në këtë fushë.

Lexoni pjesë nga përplasja mjekë –ISHP

Pjesë e këtij debati janë edhe mjekë të tjerë që punojnë jashtë vendit. Alketa Ibranji alergologe imunologe sqaron se i njëjti fenomen ka ndodhur dhe në Itali ku ajo ushtron profesionin e saj.

“ Po mire mo qe ju placin syte atyre te ISHP-se….per cfare i kane mbajtur keto statistika deri tani? Nuk i kane patur keto vlera me pare ne dispozicion, sepse nqs keto grafike jane te dhena zyrtare te nje institucioni shteteror atehere 2 jane arsyet pse nuk i kane nxjerre:
1- ose paaftesi qe e dyshoj absolutisht
2 – fshehje me apo pa dashje, perseri fshehje eshte” shkruan mjekja imunologe Ibranji.

Ndërkohë edhe qytetarë kanë dëshmuar fakte nga jeta e tyre dhe e familjarëve për simptoma sëmundjeje të cilat tani pasi u konfirmua Covid dhe shenjat e tij, të bëjnë të kuptosh se ka qënë vërtet koronavirus.

“Ne jemi dëshmitarë, qe shume paciente por dhe miqesi kane kaluar nje grip shumë të fortë në janar, madje patëm dhe disa vdekje të dyshimta ne ate kohe ne spital qe duke i vezhguar ne retrospektive, aspekt Covidi”, shkruan mjekja Elona Kodra.

Ndërkohë, Meri Lika snkruan: Në klasën e djalit tim në 20 shkurt nga 13 fëmijë 7 ishin në të njëjtën kohë me grip. Kishin temperaturë 39 – 39.5, kishin kollë dhe ethe, kjo gjendje zgjati plot një javë. Ndërkohë që pjesa tjetër e shokve të klasës kishin qenë një javë më parë në të njëjtën gjendje. Nga të gjithë fëmijët njëri kishte shumë kollë, siç më tregonte djali, atij i merrej fryma dhe kollitej pa pushim aq sa nuk fliste dot. Kolla i vazhdoi 3 javë.”

Keto dëshmi Silva Bino e ISHP i konsideron të pavlera përsa kohë sipas saj pacientët nuk mund të bëjnë ekspertin /abcnews.al


Shtuar 3.05.2020 09:52