Memushaj: Reja është si një baba për ne

Përpara ndalimit të futbollit në Europë, fantazisti i kombëtares shqiptare, Ledjan Memushaj po zhvillonte një një sezon të mirë me fanellën Perscarës në Itali.

Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori vlonjat preku temën e mbylljes së sezonit, por edhe të tjera.

MBYLLJA E SEZONIT- Mund të bëhet në fushë nëse ka vullnetin e të gjithëve. Do të ishte në interes të gjithë sistemit. Sigurisht, protokolli i sigurisë duhet të rishikohet dhe të rregullohet për ta bërë atë më të qëndrueshëm.

NË FUSHË ME MASKË NDAJ BENEVENTOS- Kishte një ajër shumë të çuditshëm. Ne ishim të vetëdijshëm se diçka do të ndodhte. Situata brenda ekipit ishte e paqartë. Trembëdhjetë lojtarë dhe madje edhe anëtarët e stafit nuk ndiheshin mirë. Për më tepër disa nga shokët e mi kishin simptoma të ngjashme me ato të virusit. Të gjithë ishim të shqetësuar sepse nuk dinim se çfarë do të kishim hasur. Zbritja në fushë me maska ??ishte një sinjal që donim të dërgonim te autoritetet.

TRAJNERI LEGROTALJE- Ai është një person pozitiv. Kishim pak kohë për të punuar së bashku, por ka harmoni.

DE BIAZI DHE EDI REJA– Ne kemi ndarë diçka të paharrueshme me De Biazin. Unë shpesh flas me të. Ne të grupit, që morëm pjesë në Kampionatin Evropian të 2016-ës jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu bëmë një udhëtim shumë të mirë me Rejën. Ai është një person i shkëlqyer. Reja është si një baba.


Shtuar 3.05.2020 09:51