Pjesë e operacionit me Çilin, kush është futbollisti i arrestuar sot

Pasditen e sotme është njoftuar arrestimi i një 25-vjeçari në kuadër të operacionit të koduar si “Mezhgorani”.

Në këtë operacion u arrestua edhe botuesi, Henri Çili, ndërsa numri total i të arrestuarve është momentalisht 36 dhe ku priten arrestime të tjera.

Mësohet se personi i ndaluar në mbrëmje është Aristidh Çoli, banues në Këlcyrë i cili u arrestua me akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”.

Aristidh Çoli, është lojtar i ekipit të Këlcyrës, dhe reulton i dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë. Ai u arrestua 3 nëntorin e kaluar për goditjen e një lojtari të ekipit të Maliqit.

Coli gjithashtu më 15 tetor 2019 është arrestuar nga Policia, bashkë me katër persona të tjerë duke luajtur poker në Përmet, masë të cilqën ai e vuajti shumë pak pasi në rrethana të panjohura u lirua vetëm pas 2 javësh.

Pikërisht pasi është liruar nga burgu, Çoli ka dhnuar në fushën e lojës lojtarin e ekipit kundërshtar ndaj tij dhe Saimir Kule komisioni i disiplinës pranë FSHF-së për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit, i ka përjashtuar përjetë nga aktiviteti futbollistik.


Shtuar 29.02.2020 22:10