Franca ndalon organizimin e ngjarjeve me mbi 5.000 pjesëmarrës

Franca ka ndaluar organizimin e të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 5 000 personave.

Masa është marrë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Vendimi u mor nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Ministror”, theksoi Veran.

Mes të tjerash, kjo masë prek maratonën që do të zhvillohet në kryeqytetin francez.

Deri tani, në Francë janë konfirmuar 57 të infektuar


Shtuar 29.02.2020 22:06