Pesë persona të tjerë infektohen nga koronavirusi në Krujë

Ditën e djeshme shkoi në 97 numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Krujë, teksa sot dyshohet të kenë rezultuar pozitivë edhe pesë përsona të tjerë.

Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 38 mostra, pesë prej të cilave dyshohet se kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë, pritet përditësimi i ministrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar rastet.


Shtuar 29.04.2020 08:04