Përcillet për në banesën e fundit nëna e kryeministrit Rama (FOTO LAJM)

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama e po përcillet sot për në banesën e fundit.

Në ceremoninë e varrimt mësohet të kenë marrë pjesë pak të afërm, si pasojë e situatës së pandemisë.

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të nënës së tyre Aneta Rama.

Familja Rama ka kërkuar mirëkuptimin e tyre për përcjelljen për në banesën e fundit të nënës së tyre, për shkak të situatës nga Covid-19.


Shtuar 1.08.2020 16:29