Ngjarje tragjike në Mat: Një person i vë flakën vetes në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, Burrel. Një person dyshohet se i ka vënë flakën vetes në kushte të rënduara psikologjike.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 21:00.

Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Karicë, bashkia Mat, shtetasi SH.D, në banesën e tij dyshohet se në kushte depresioni ka tentuar të vetëdigjet.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë në Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimi për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 5.05.2020 21:43