Mira Kazhani e Bieta Sulo rrogë tek UKT, Blendi Fevziu e thotë hapur: E papranueshme!

Pozicioni i punës tek UKT i gazetares Mira Kazhani dhe Bieta Sulos ka bërë shumë zhurmë në media.

Së fundmi ka qënë moderatori i njohur shqiptar i cili e ka quajtur të papranueshme punësimin e gazetareve në fjalë pranë këtij institucioni.

Gjatë një interviste, Fevziu e ka quajtur absolutisht të papranueshme dhe jashtë cdo standarti punësimin e tyre pranë UKT pasi sipas tij nuk mund edhe të paguhesh në shtet, dhe të ruash staturën e gazetarit.

“Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre.

Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme…”- tha Fevziu.

Pas këtij reagimi të fortë ka reaguar po aq ashpër gazetarja Kazhani e cila i ka kujtuar Fevziut vilën e tij luksoze.

Reagimi i Kazhanit:

Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij.

Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.

Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu.
____________

Pas këtij reagimi të ashpër, ka qënë sërish moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu i cili ka shpërndarë në Instastory këtë reagim, por duke mos thënë asnjë fjalë më shumë në lidhje me këtë cështje. /albeu.com/


Shtuar 5.05.2020 21:36