Ndryshe nga javët e kaluara, dyqanet dhe marketet janë të hapura këtë të shtunë.
Vendimi u bë publik një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë e cila tha se edhe farmacitë do të jenë të hapura.
Të lidhura
None found
Ndaj, apeli shkon për qytetarët që të mos dynden në radhë në markete për të blerë ushqime.
Situata në javët e kaluara nuk ka qenë aspak normale pasi qytetarët çdo të premte u panë të furnizoheshin për fundjavën.
Në vend janë lehtësuar masat që prej fillimit të virusit, madje në disa zona lëvizjet janë më të lira.
