Masat e para nga Greqia dhe Norvegjia, a do t’i hapë BE kufijtë për shqiptarët në shtator?

Pritet të merren zyrtarisht vendimi, për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilave do t’ju ndalohet udhëtimi edhe për muajin shtator drejt vendeve të BE-së.

Madje edhe vendet brenda BE-së po kufizojnë lëvizjet mes tyre, pasi rasteve në rritje me Covid, kudo në kontinent.

Autoritetet në Norvegji po u kërkojnë qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet jo-thelbësore në Gjermani, Lihtenshtajn dhe Suedi për shkak të rritjes së numrit të rasteve COVID-19 në këto territore, ka njoftuar Qeveria e Norvegjisë.

Përveç kësaj, qytetarët që vijnë nga këto vende do të jenë subjekt i karantinës 10 ditore, nga 29 gushti, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Norvegjisë gjithashtu këshilloi të shmanget udhëtimi i panevojshëm në Andorra, Austri, Bullgari, Belgjikë, Kroaci, Irlandë, Qipro, Ishujt Faroe, Greqi, Francë, Islandë, pas një rritjeje të numrit të Koronavirusit edhe në këto vende.

Norvegjezët gjithashtu u kërkohet të mos udhëtojnë në Luksemburg, Portugali, Maltë, Monako, Holandë, Rumani, Poloni, Spanjë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Danimarkë, përveç rasteve nëse është absolutisht e nevojshme.

Sakaq, edhe vendet tona fqinje kanë marrë vendime që bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Greqia lë në fuqi vendimet e saj për kufizimin e udhëtimeve në kufijtë tokës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit të publikuar sot, kufizimet do të jenë në fuqi deri më 11 shtator ku përfshihen edhe udhëtimet ajrore dhe ato me tragete.

Sa i përket udhëtimit, zv/ministri Nikos Hardalias njoftoi ndërprerjen e fluturimeve nga mesnata e 31 gushtit nga Barcelona dhe rajoni i gjerë i Katalonjës, pas rritjes shpërthyese të rasteve atje.

Kontrolli i marrjes së mostrave nga të ardhurit nga jashtë shtrihet deri më 15 shtator.

Ndërkohë, deri më 19 shtator, kontrollet paraprake do të kryhen mbi pasagjerët e fluturimeve nga Suedia, Belgjika, Bullgaria, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Spanja.


Shtuar 28.08.2020 19:10