“Mallkimi” i kadastrës së Vlorës, vjen në krye shefja e 6-të në vetëm 9 muaj

Kadastra e Vlorës ka ndërruar 6 drejtues në vetëm 9 muaj.

Sot është vendosur në krye Viola Hima. Hima ka nis punën në kadastër para 4 muajsh. Në rolin e nëndrejtores, sot komnadohet si drejtuese e kadastrës, pas largimit të eprorit të saj.

Vitin e fundit kadastra ka ndërruar 6 drejtues, jo më shumë se 3 muaj është mbajtur roli i drejtuesit. Shkak i ndryshimeve në kadastër vijon të mbetet dosja e tokave në Jalë, pas të cilës fshihen interesa të mëdha, pasi është një nga më të lakmuarat.


Shtuar 29.05.2020 12:21