Sabiani bën ndryshimin drastik në look, këngëtari nuk njihet (FOTO LAJM)

Sabiani mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur për publikun, këngët e tij hite dëgjohen kudo dhe gjithashtu është shumë i komentuar në media e rrjete sociale.

Ajo që e ka bërë Sabianin të veçantë nga të tjerët ka qenë edhe pamja e tij, me flokët e gjatë kaçurrela.

Së fundmi Sabiani ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm dhe me siguri nuk do e njihnit.

Këngëtari i ka lyer flokët plot me ngjyra, një look ky shumë ekstravagant që jo çdokush do guxonte.

Edhe vajza e tij e cila është mjaft e përfolur, keisi, ka publikuar foton e të atit duke shkruar: Inspirimi im.

Sabiani është frymëzuar nga reperi amerikan Tekashi dhe këtë e ka treguar në një video në Tik Tok ku krahason look-un e tij me të reperit.


Shtuar 29.05.2020 12:17