Makina përplas motorin në Elbasan, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf” ka përplasur një motor.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.


Shtuar 13.05.2020 20:46