Liroi nga burgu të rrezikshmin e Durrësit, Rama sulmon hapur gjyqtaren

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, pasi kjo e fundit dy ditë më parë mori vendimin që të nxjerrë nga qelia me kusht Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh.

Në një konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Rama tha se është edhe lufta kundër atyre gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK”, duke iu referuar rastit në fjalë.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama.


Shtuar 16.01.2020 10:31