Dy vendet skeptike për negociatat, komisioneri i BE-së çfarë po ndodh në Francë e Holandë

Një një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi ka diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi se ata po përpiqen të bindin dy vendet që ishin skeptike për negociatat dhe deri tani tha se ne Paris ka pasur bisedime pozitive, ndërkohë që me Holandën nuk është e njëjta gjë.

Cfarë prisni që të ndodhë deri në mars kur pritet të merret vendimi, cfarë duhet të ndodhe konkretisht që nuk ndodhi deri në tetor që u mor vendimi refuzues, a ka një plan konkret përvec metodologjisë për këto dy vende skeptike?

Komisioneri: Kam qenë në Paris javën e shkuar, kam pasur takime edhe me autoritetet holandeze, këto dy shtete anëtare që kanë shprehur shqetësime në tetor të vitit të shkuar. I kemi diskutuar këto shqetësime.

Po bisedoj edhe me të dyja këto shtete që u ndikuan nga samiti i tetorit, po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tani e cfarë mund të arrihet.

Besoj se me metodologjinë e re, qasjen e re, që do ribalancojë, riekuilibrojë negociatat për anëtarësim jo vetëm për shtetet që duan të jenë anëtare të BE dhe me përparimin që po arrin në Shqipëri ne mund ta ndryshojmë klimën politike.

Kam pasur mjaft diskutime pozitive ne Paris dhe me autortitet holandeze po punojmë fort e me vendosmëri që kjo të ndodhë.


Shtuar 16.01.2020 10:31