KORONAVIRUSI/ Flet live studentja shqiptare e infektuar në Spanjë: Po e kaloj me paracetamol!

Studentja shqiptare në Spanjë, Laura Bixhi, e cila është prekur nga Covid-19, ka folur mbi simptomat e saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

“Unë kam që pas datës 8 mars që e kam marrë koronavirus pasi kam qenë pjesë e një parade për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pata problem me shëndetin dhe u vetëizolova.

Më filloi temperaturë jo e lartë, 37.5, kollë e thatë, marrje mendsh, dhimbje koke.

U shqetësova dhe mora urgjencën në telefon. Unë jetoj vetëm dhe urgjenca më tha të rri e izoluar. Unë kam marr paracetamol dhe një shurup për kollën. Jam në përmirësim,” -u shpreh ajo.


Shtuar 20.03.2020 20:50