Këngëtarja shqiptare: Dhëndri më ngacmoi ditën e dasmës, si reagoi nusja (FOTO LAJM)

Këngëtarja e muzikës popullore, Romina Aliaj, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ora Verore”, ku gjatë intervistës gazetari e ngacmoi paksa edhe për jetën private.

Romina tha se është single ndërsa Ronaldo insistoi duke e pyetur nëse e ngacmojnë kur këndon nëpër dasma.

Romina tregoi se i ka ndodhur një rast i tillë në një dasmë.

“Më ka ndodhur me dhëndrin, është një tmerr! Më ndodhi që më shikonte dhëndri ditën e dasmës, nuk m’i ndante sytë dhe u ndjeva shumë keq, nusja e pa të gjithë situatën, por nuk reagoi.

Mundohesha të ktheja kurrizin, të këndoja nga nusja dhe njerëzit, situatë e sikletshme”, u shpreh këngëtarja.


Shtuar 6.08.2020 14:41