Italianët shkatërrojnë grupin e lidhur me “Cosa Nostra”, në pranga edhe 2 shqiptarë të rrezikshëm

25 shtetas ndër to edhe shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane si pjesë e klanit mafioz “Santapaola-Ercolano” që bashkëpunonte me “Cosa Nostra”.

Mediat italiane raportojnë se banda bashkëpunonte me organizatën mafioze Cosa Nostra. Aksioni i Guardia di Finanza është finalizuar me arrestimin e 25 personave, mes tyre 2 shqiptarë për të cilët mësohet se janë Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri.

Operacioni i koduar me emrin “Shoes” (Këpucë, për shkak se të dyshuarit përdornin emra markash të njohura këpucësh në bisedat e koduara mes tyre), ka sjellë edhe sekuestrime aktivitetesh tregtare dhe dy prona të patundshme.

Hetimi ka arritur zbulimin e veprimtarisë së shumë grupeve kríminale të organizuar nga Katania që furnizoheshin me drògë nga grupe kríminale italiane dhe shqiptare. Veç arrestimit të gjashtë korrierëve, janë sekuestruar edhe mbi katër kile kòkainë, 52 kg maríjuanë, e rreth 25 kg hashash si dhe një arsenal armësh sipas GdF.

Aktiviteti i kësaj bande e kishte bazën në zonën e Lazios, prej nga furnizonin me drògë grupet mafòíze në Katania. Para gjykatës dolën 25 të arrestuarit, 21 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 4 në arrest shtëpie.

Emrat e personave të arrestuar:

Salvatore Amato
Salvatore Catania
Cristoforo Crisafulli
Gaetano Dammone Sessa
Antonino Fuselli
Catello Gargiulo
Antonino Mirko Guglielmino
Alfio Giuseppe Maggiore
Silvana Mirabella
Giovanni Papa
Angelo Pasqualino
Klodian Shkrela
Rodolf Sotiri, alias Elton Agalliu
Sebastiano Sozzi
Roberto Spampinato
Giovanni Nicolò Straniero
Maurizio Valenti, nato a Catania l’11.02.1974;
Giuseppe Vasta
Agatino Maurizio Ventimiglia
Vitale Fortunato
Vitale Maurizio

Emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa e “Arrest Shtëpie”:

Angelo Fuselli Cristofaro
Antonio Pane
Francesca Patrocelli
Carmelo Straniero /albeu.com/


Shtuar 4.05.2020 19:23