Helmimi i 60 nxënësve në Fier, merret masa për dy 15-vjeçarët që hodhën sprajin

Ditën e djeshme 60 persona, shumica nxënës dhe dy mësues janë dërguar në spital në Fier pasi u helmuan në ambientet e gjimnazit “Janaq Kilica”.

Ndërkohë për këtë ngjarje janë proceduar penalisht dy nxënës që klauzohen se hodhën spraj piperi.

Të lidhura

None found

“Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht”- njofton policia, duke shtuar se ata kishin hedhur ne ambientet e shkolles një sprajt me lëndë gazi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike” /albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 08:16