U kap me pasaportë të falsifikuar, dalin pamjet e arrestimit të Ronaldinhos (FOTO & VIDEO)

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Robert Asis janë arrestuar ditën e djeshme në Paraguai, për hyrjen në këtë vend me pasaporta të falsifikuara.

Pasi avioni i tuj në Paraguai, dhe u përshëndetë me tifozët, Ronaldinho nën shoqërimin e policisë u dërgua në hotelin ku do të qëndronte. Më pas, policia bastisi hotelin dhe gjeti pasaportën e falsifikuar, duke arrestuar Ronaldinhon dhe vëllanë e tij.

Sipas medieve lokale, autoritetet kanë qenë të vetëdijshme për pasaportat e falsifikuara që kur Ronaldinho ka zbarkuar në Paraguai, por arrestimi nuk u bë në aeroport, për të shmangur një spektakël para medieve.

Ronaldinho gjatë ditës së sotme do të dëshmojë mbrojtjen e tij.

Ish më i miri i botës, në Paraguai ka udhëtuar për të promovuar librin e tij, për të cilën gjë duket se do t’i duhet të presë pak më shumë.


Shtuar 5.03.2020 08:17