Hajdari: U shpreh vullneti për diasporën, kemi 39 vota

Ka përfundura mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku deputetja Rudina Hajdari tha se u mor seriozisht vota e diasporës dhe kjo gjë sipas saj duhet të përshëndetet.

“U shpreh vullneti i qartë politik për të patur këtë të drejtë. Në javët e ardhshme organet e duhura do të motivohen për ta realizuar këtë kërkesë shumë të madhe që kanë pasur emigrantët.”- tha Hajdari.

Sa i përket ndryshimit të sistemit Rudina Hjadari u shpreh shpresplotë se këtë hjë do ta bëjë opoaita në Kuvend.

“Ka ende shpresë sa i përket ndryshimit të sistemit, atë që unë dhe shoqëria civile ka avokuar. Do të shkojmë deri në fund sa i përket kësaj kërkese. Në momentin që ndryshimet e Kodit, të shikojmë të gjitha ato propozimet. Votat e opozitës parlamentare janë të unifikuara. Ne kemi 39 vota. Pa këto elementë do të jemi prapë në vend numëro. Do kemi vetëm një reformë zgjedhore duke plotësuar vetëm disa kërkesa elementare si identifikimi biometrik apo disa anëtarë politik në KQZ.

Sa i përket votës së diasporës, u shpreh vullneti i qartë politik për të patur këtë drejtë. Në këtë momente, ne kemi futur dy nene të posaçme që i japim kompetencën KQZ për ta realizuar këtë gjë. Kjo peshë do t’i bie qeverisë por edhe emigrantëve për t’u regjistruar për në zgjedhjet e ardhshme.


Shtuar 24.06.2020 20:08