Familja shqiptare lë “nam” në Itali, policia dhe 5 ambulanca në vendngjarje

Gjashtë anëtarët e një familje shqiptare kanë shkaktuar shumë zhurmë mbrëmjen e 31 dhjetorit, pasi janë grindur me njëri-tjetrin, dhunuar duke përfunduar më pas në spital.

Siç raportojnë mediat italiane, 6 persona po ziheshin e po rriheshin natën e Vitit të Ri në zonën e Piazza della Repubblica.

5 ambulanca, karabinierët dhe policët e bashkisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë. Nga hetimet paraprake, sherri që ndodhi për shkak të një zënke familjare.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve, ndeërsa gjashtë personat e përfshirë janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë.

Disa kalimtarë të rastit panë atë që po ndodhte dhe të të alarmuar lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica. Pesë ambulanca erdhën në vendngjarje dhe transportuan të lënduarit në në spital.


Shtuar 3.01.2020 10:46