Me pamjen plot diell pranë familjes, Ermali zbulon për herë të parë si duket Sia (VIDEO)

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë ndarë herë pas here me ndjekësit pamjet më të ëmbla të familjes së tyre, megjithatë shumicën e rasteve ata janë përpjekur të mos e zbulojnë pamjen e vajzës së tyre të vogël, Sia.

Së fundmi në nisjen e këtij viti, ka qenë moderatori dhe aktori i humorit, Ermali i cili ka treguar me anë të një videoje pamjen e të voglës dhe gjithë familjes.

Sia shfaqet në krahët e Ermalit, me xhupin e bardhë dhe flokët bisht, ndërsa djali i tij është duke shëtitur në lagje.

“Diell”, ka shkruar Mamaqi krah videos e cila është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e tij.

Kujtojmë se përveç kohës me familjen, Ermali ka qenë i angazhuar me projektin e tij të fundit kinematografik ‘I love Tropoja’, premiera e të cilit do të jetë këtë muaj.


Shtuar 3.01.2020 10:47