Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Ne jemi pritës në mesdhe, jo mysafirë!

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne jemi pritës këtu siç kemi qenë gjatë gjithë historisë, jo mysafirë…”

Erdogan ka folur sot në Simpoziumin e Mesdheut Lindor në Stamboll, ku tha se politika globale është formuar nga zhvillimet në lidhje me Mesdheun, në muajt e fundit.

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne jemi pritës këtu siç kemi qenë gjatë gjithë historisë, jo mysafirë.

Çdo lëvizje e bërë dhe çdo hap i ndërmarrë në Mesdhe ndikon drejtpërdrejt në sigurinë, të drejtat dhe interesat e vendit tonë,”- tha ai.


Shtuar 28.09.2020 15:41