Eliminoi fqinjin për një copë tokë, detaje nga krimi i rëndë në Vlorë

Bujar Mehmeti 60 vjeç mbeti i vrarë paraditen e sotme si pasojë e një sherri me fqinjin e tij për pronën.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në lagjen ”11 Janari” në Vlorë.

Mësohet se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.


Shtuar 29.04.2020 09:51