E tmerrshme! Vdes 19 vjeçari nga COVID-19 pasi iu refuzua mjekimi se nuk ishte i siguruar

Në SHBA ka ndërruar jetë një i ri, në Kaliforni, pasi ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ishte i siguruar ndaj autoritetet shëndetësore refuzuan ta kurojnë.

Viktima, një djalë 19 vjeç dhe u paraqit në urgjencën e Av Hospital, një strukturë spitalore private pranë vendbanimit në Kaliforni.

Atje iu bë e qartë se sa kohë nuk ishte i siguruar nuk i jepnin trajtim mjekësor.

Mjekët sugjeruan që të dërgohej në një spital publik, por ishte vonë, pasi gjendja e tij ishte tejet e rënduar, bën të ditur britanikja “Indipendent”.


Shtuar 28.03.2020 16:52