E mposhti COVID-19, ky është polici që ndërroi jetë në Shkodër

Një lajm i trishtë vjen nga Shkodra ku COVID-19 i ka marrë jetën një efektivi të policisë.

Burimet bëjnë me dije se viktima është efektivi Safet Morina.

Mësohet se Morina ishte infektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.

Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i intubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën. /albeu.com/


Shtuar 12.08.2020 07:59