Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset 50 vjeçari

Një 50 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Selenicë të Vlorës. Policia bën me dije se 50 vjeçari është plagosur në dorë pranë banesës së tij në rrethana që pritet të qartësohen.

Ai gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Selenicë, Vlorë

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.05.2020 11:24