Merret vendimi, rikthehet transporti detar për pasagjerët

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë me anë të një njoftimi, ka bërë të ditur se duke nisur nga kjo e hënë, 22 qershor, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se, në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, thuhet në njoftim.


Shtuar 21.06.2020 15:30