Koronavirusi i merr jetën gardistit tek Infektivi

Koronavirusi i ka marrë jetën një gardisti në Tiranë. Mësohet se gardisti u shtrua vetëm dy ditë më parë në spitalin Covid 2 në kryeqytet, dhe gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme.

Ditën e sotme, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë dhe një mësues 39-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për të cilin familjarët kishin apeluar që ta dërgonin për kurim në drejtim të Turqisë.

Të dy rastet pritet që të konfirmohen në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dje, numri i viktimave në vendin tonë shkoi në 138 viktima.


Shtuar 27.07.2020 08:58