Dyshohet të jetë infektuar, gruaja nga Elbasani niset me urgjencë te Sanatoriumi

Një 50 vjeçare nga Elbasani është nisur me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se gruaja ka patur probleme me frymëmarrjen duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkrive, gjë e cila ka bërë që të dyshojnë për koronavirus.

Për shkak të problemeve shëndetësore, gruas pritet ti bëhet dhe tamponi për të konfirmuar nëse ka apo jo koronavirus.


Shtuar 15.07.2020 11:25